Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi njofton se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e së martës, më 28 nëntorë, ka miratuar marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë-Prizeren.
“Dua të ndaj me ju një lajm të bukur, në seancën e sotme të Qeverisë miratuam marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren duke shënuar kështu zyrtarisht fillimin e procedurave për realizimin e këtij projekti madhor që do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës”, shkruan Grubi në profilin e tij në Facebook.
Zv. ministri për Transport dhe Lidhje në RMV, Bekim Rexhepi gjithashtu thotë se me këtë marrëveshje konkretizohet edhe një investim tjetër kapital strategjik për vendin, investim i cili jep edhe një alternativë tjetër për zhvillimin e turizmit, rritjen e shkëmbimit tregtar në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
“Po e konkretizojmë edhe një investim tjetër kapital strategjik për vendin, investim i cili jep edhe një alternativë tjetër për zhvillimin e turizmit, rritjen e shkëmbimit tregtar në mes vendeve tona dhe që do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e standardit jetësor për të gjithë qytetarët”, shton Rexhepi.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…