Categories: BOTA

Operacione masive nga ekipet për shpëtimin e punëtorëve indian të bllokuar në Himalaje

Një operacion i rrezikshëm për të shpëtuar 41 punëtorë indianë, të cilët janë të izoluar në një tunel të shembur në Himalaje, është në zhvillim. Punëtorët janë nën tokë që nga 12 nëntori, kur një rrëshqitje e madhe e tokës shkaktoi shembjen e një tuneli 4.5 kilometra të gjatë në shtetin e Uttarakhand.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur tek vendndodhja e punëtorëve, të cilët merrnin ushqim, ujë, dritë, oksigjen dhe ilaçe përmes një tubi me diametër 90 centimetra, që e kishin futur nëpër rrënojat e tunelit.

Një makinë e madhe shpimi, e importuar nga SHBA, që po shponte horizontalisht nëpër rrënoja u prish të premten pasi u përplas me një barrierë metalike. Autoritetet thanë se makina po riparohej dhe ndërkohë, 200 shpëtimtarë po shponin dhe hiqnin me dorë mbeturinat, sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA).

NDMA tha dje se ekipet e shpëtimit kanë filluar të shpojnë vertikalisht në zgavrën e tunelit ku janë bllokuar punëtorët. Por kjo metodë sjell rreziqe të mëdha, pasi dridhjet e forta të shkaktuara nga shpimi, mund të destabilizojnë terrenin përreth, ku jetojnë të tjerët. Gjeologët kanë paralajmëruar se shpimi vertikal është një “rrezik i madh” për sigurinë e punëtorëve dhe banorëve.

Punëtorët e bllokuar janë me paga të ulëta nga shtetet më të varfra të Indisë dhe punonin në një projekt hidroelektrik. Familjet e tyre janë shprehur të shqetësuara për gjendjen e tyre dhe kanë kërkuar ndihmë nga qeveria. Ndërkohë, autoritetet kanë shpresë se do të arrijnë të shpëtojnë punëtorët sa më shpejt të jetë e mundur. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago