Categories: MAQEDONI

Mucunski: VMRO është kundër që BDI të ketë kryeministër

“Pritja jonë është që Qeveria, gjegjësisht koalicioni qeverisës, të tregojë maturi, ndaj asaj që është përgjegjësi ndaj institucioneve të sistemit. Prej kohësh kemi bërë apel për të mbajtur zgjedhje të përbashkëta. Epo, nëse ju kujtohet, kishte informacione të ndryshme që i profilizonin, madje kishte spekulime se po planifikonin zgjedhjet parlamentare të mbaheshin diku në gusht, shtator, madje duke i tejkaluar ato afate. Por na vjen mirë që vijnë në pozita që janë burim i suksesit tonë afatgjatë”, tha Timço Mucunski.

“Por në fund të ditës, nuk është e rëndësishme se në pozitat e kujt ishin ata. Është e rëndësishme për parashikueshmërinë e ekonomisë, të botës së biznesit dhe të gjithë qytetarëve tanë, varësisht se në cilën fushë punojnë, të dinë se kur janë zgjedhjet. Viti 2024 është vit zgjedhor dhe se ne mund të ecim përpara në kuadër të plotësimit ligjor të të gjitha atyre proceseve dhe që shteti në vitin 2024 të ketë një president të ri dhe një qeveri të re që do të mund ta udhëheqë Maqedoninë në rrugët e duhura”, tha Mucunski.

Ai shtoi se pas gjithçkaje që ka ndodhur në Maqedoni vitet e fundit, VMRO është absolutisht kundër që BDI të ketë kryeministër.

“Për ne është e rëndësishme që të kemi partnerë koalicioni, program qeveritar, të kemi politika, të diskutojmë në bazë të parimeve, të kemi një Qeveri që do të ketë për qëllim tërheqjen e investimeve të huaja direkte etj”, shpjegoi Mucunski.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

2 years ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

2 years ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago