Categories: MAQEDONI

Masat e reja antikrizë para Qeverisë

Paketa e re me masat antikrizë, të dedikuara për kategoritë më të prekura të qytetarëve, pritet të miratohet sot në seancë të Qeverisë.

Me masat, siç paralajmëroi dje zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, do të përfshihen mbi 400.000 qytetarë – pensionistë, nxënës, studentë…

“Mjetet nga tatimi solidar do të shfrytëzohen për masat antikrizë, që presim nesër të jenë në seancë të Qeverisë dhe të orientohen ndaj kategorive më të prekur të qytetarëve, këtu përfshihet grupi më i madh i qytetarëve, pensionistëve, të cilët do të marrin kompensim të caktuar disa muaj, si dhe nxënës, studentë, e tjerë. Përfshirja do të jetë me të vërtetë e madhe, mbi 400 mijë qytetarë do të përfshihen me masat, për këtë shfrytëzohen mjete nga tatimi solidar”, tha dje Bytyqi, në pyetje të gazetarëve.

Paraprakisht, kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se deri nga fundi i vitit, në Buxhet janë paraparë 75 milionë euro për masa antikrizë, ndërsa për vitin e ardhshëm 55 milionë shtesë, para së gjithash për vazhdimin e subvencionimit të çmimit të energjisë elektrike.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago