Categories: MAQEDONI

Mickoski në front me Apasievin – kundër BE-së dhe shqiptarëve në Maqedoni

Frontit anti-shqiptar të ultranacionalisti, udhëheqësit të grupit anti-NATO dhe anti-BE, Dimitar Apasiev i është bashkangjitur edhe opozitari Hristijan Mickoski bashkë me VMRO-DPMNE-në, shkruan Politiko.makdomen.net

Të dy përveç frenimit të rrugëtimit europian të Maqedonisë së Veriut, shfaqin edhe qëndrime anti-shqiptare. Që të dyve u pengon avancimi i shqiptarëve në instanca të ndryshme shtetëror, që të dy janë shprehur hapur kundër nominimit të kandidaturës për kryeministër shqiptar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmeti.

Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE, për t’ia tejkaluar Apasiavit në anti-shqiptarizëm, së fundmi ka deklaruar se në Maqedoninë e Veriut nuk ka komuna shqiptare.

Thonë se nëse fitojnë zgjedhjet dashurinë e tyre do ta kurrorzojnë me bashkëqeverisje. Pra, pa shqiptarët! Qeveri mono-etnike me ndonjë vazal të tyre nga e ashtuquajtura opozitë shqiptare, që publikisht thonë se kanë “kapacitete” për koalicion me VMRO-DPMNE-në.

Këto eksperimente janë bërë edhe në të kaluarën, por kanë rezultuar pa sukses. Nuk ka dhe nuk do të ketë qeveri pa të deleguarit e popullit shqiptar.

Deklaratat nacionaliste nuk duhet të na habisin. Edhe Mickoski, edhe Apasievi kanë motivet e njëjta dhe ujin e çojnë nga e njëjta qendër, ajo pro-ruse, anti-europiane dhe anti-shqiptare. (Politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago