Categories: OPINIONE

Koalicioni me Apasievin, shenjë e parë e frikës së Mickoskit se do t’i humbë zgjedhjet!

Ku është ai Mickoski me plot vetëbesim i cili sa të dale në zgjedhje, votat do të vërshojnë në konton e partisë së tij? Një anketë prej kësaj agjencie, një tjetër nga ajo agjenci, një para ndonjë kohe, ndonjë tjetër më herët…e dehën Mickoskin dhe kujtoi se vetëm të shpallen zgjedhjet, dhe ai do të parakalojë me kale të bardhë, si Leka I Madh në Bukefal në Pallatin e Bardhë të Qeverisë!

Vërtet, Ia rritën mendjen jo pak këto anketa. Por çka po ndodh me liderin “e sigurt” në fitoren e tij? A u frikësua ndërkohë se një Front Evropian që do të bashkonte forcat eurointegruese do t’ia prishë matematikat?

A u frikësua se mos po tradhtojnë partitë shqiptare, të cilat ndonëse të etura për pushtet dhe të gatshme për të bërë koalicion me të, në fund dhe të bëjnë një reterim pishmanllëku nga frika se do t’i ndëshkojnë votuesit që s’duan shoqëri me Mickoskin? S’u besohet këtyre shqiptarëve, do të jetë menduar për një çast, më mirë të sigurohem me kohë, t’mos ia mbyll derën të Majtës, fundja, janë tanët ata!

Një logjikë e fortë, patjetër. Pragmatizëm i nivelit të lartë. Paçka se ai përfaqëson një parti të djathtë, e Apasievi përfaqëson ekstremin e majtë! Me rëndësi është diskursi patriotik, më mirë me ekstremistët tanë, se me shqiptarët e pabesë!?

Kjo është edhe një porosi për opozitarët shqiptarë se nëse bëjnë plane pushteti me Mickoskin, mund të përfundojnë në shoqëri me Apasievin, që as ata nuk mund ta “kapërdijnë”. Apo dhe munden, kur mundet Mickoski “i tyre”?

Mbase e vërteta qëndon në atë që e përmendi edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Artan Grubi sot në intervistën e Kanal 5-shit, se grupimi i partive në Frontin për Evropë, e që sipas anketave pritet të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme, ia ka prishur rehatinë liderit të VMRO-së, i cili është i gatshëm të bëjë koalicion me këdo, pavarësisht orientimeve politike./indeks.mk

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

2 years ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

2 years ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago