Categories: MAQEDONI

Si do të ndërtohet stadiumi i Tetovës pa para? Bilall Kasami ose mashtron ose tallet me tetovarët (VIDEO)

Ky është stadiumi i Tetovës gati mbi 8 vite po premtohet se do të ndërtohet,  6 vite nga Teuta Arifi e 2 vite nga Bilall Kasami.  Dje kryetari i komunsë së Tetovës ka hapur tenderin me 10 milionë euro për projektimin dhe rikonstrumin e Stadiumit të Tetovës.Por çka fshihet në këtë tender. Portali TetovaSot do të ju sjell fakte rënqethëse se stadiumi i Tetovës mund të jetë një premtim i parealizushëm i Bilall Kasamit.

Bilall Kasami ka hapur tenderin me 10 milionë euro nga Ndërmarrja për Transport i komunës së Tetovës një ndërmarrje që ka humbje të mëdha financiare.  Në tenderin e hapur nga Kasami nuk precizohet se çka do të bëhet, si do të ndërtohet a ka  keqpërdorime në hapjen e tenderit  a mund të fitojë tenderin një kompani e cila nuk ka kapacitete për ndërtimin.

Ndërmarrja për Transport e komunës së Tetovës ku do të menaxhoj ndërtimin e stadiumit të Tetovës, por kjo ndërmarrje në vitin 2022 ka pasur të hyra  8.1 milion denarë që i bie në euro 130 mijë euro, ndëra të dala ka pasur  12.3 milion denarë që i bie diku 200 mijë euro dhe kjo ndërmarrje në vitin 2022 ka punuar me humbje prej 4.2 milionë euro ose 60 mijë euro.

Dhe tani kjo ndërmarrje do të menaxhoj rikonstruimin apo ndërtimin dhe projektimin e një projekti prej 10 milionë euro brenda 3 viteve sipas tenderit që ka hapur.

Shtrohet pyetja se ku do ti merr kjo ndërmarrje paratë për të paguar ndërtimin e Stadiumit të Tetovës?

Kasami tha se do ti sigurojë nga komuna këto mjete.

Komuna është si themelues i Ndërmarrjes për Transport dhe komuna do të sigurojë këto mjete nga komuna nga pagesat e qytetarëve” u shpreh Kasami.

Sipas informcioneve jozyrtare komuna e Tetovës tenton të shes tokë që është në pronë të saj e që gjendet në fshatin Falisht të Tetovës, por sa do të shes që të bëjë 10 milionë euro që të paguaj ndërtimin e Stadiumit?  Apo është një mashtrim i Bilall Kasamit para zgjedhjeve që do të mbahen në maj  të vitit të kaluar apo do të merr kredi dhe të fus komunës apo ndërmarrjen për Transport me 10 milionë euro borxh.

Vlen të theksohet se komuna e Tetovës nuk e ka ulur borxhin pasi aktualisht komuna ka mbi 14 milionë euro borxh pa treguar edhe për kontratat e reja dhe kreditet që i ka.

Vetëm obligacionet që i mori nga qeveria prej 4 milionë euro komuna e Tetovës e ka rritur borxhin, por Kasami ditë më parë tentoi të mashtrojë qyteatrët se borxhi i komunës është ulur duke fshehur borxhin e qeverisë dhe borxhet e reja.

Nga ana tjetër kompania EKOLOG nuk do të ndërtoj stadiumin e Tetovës, nëse kompania e fiton tenderin për ndërtimin e stadiumit nuk do të thotë se EKOLOG e ka ndërtuar por stadiumi do të jetë pronë e Ndërmarrjes për Trasnport të Komunës së Tetovës.

E deri sa Shkëndija dhe lojtarët e Shkëndijes, ballistët dhe sportadësisht të ulen dhe të luajnë në stadiumin e Tetovës, mund të kalojnë dekada që të shijojnë një lojë futbolli në një stadium modern./TS/

 

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago