Categories: MAQEDONI

Besimi: Me KE-në përcaktuam bazën e agjendës tonë reformuese për Planin e rritjes, vijon puna për detyrat e shtëpisë

Republika e Maqedonisë së Veriut sot së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në takimet bilaterale në Bruksel, përcaktuan elementët bazë të agjendave reformuese që duhet t’i përgatisin për Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor, njoftuan nga Ministria e Financave.

Në kuadër të këtij procesi, në takimin bilateral në Bruksel, mori pjesë edhe delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga ministri i Financave, Fatmir Besimi.

“Zhvilluam një takim vërtet të dobishëm, në të cilin u përcaktua korniza bazë ku duhet të orientohemi gjatë përgatitjes së agjendës tonë reformuese në kuadër të procesit të zbatimit të Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor. Procesi po zhvillohet me intensitet të madh dhe kjo dinamikë pëlqehet si nga BE-ja, po ashtu edhe nga vendi ynë. Në më pak se 10 ditë, në këtë proces janë realizuar dy hapa dhe kjo ofron bazën që përkushtimi nga të dyja palët të jetë në nivel të lartë”, theksoi Besimi.

Besimi, potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria theksojnë integrimin evropian si prioritet kryesor dhe se reformat që do të përfshihen në axhendën e re reformuese nuk janë të panjohura por, e rëndësishme me këtë plan është ofrimi i përqëndrimit më të madh në zbatimin e reformave prioritare dhe përqëndrimin më të madh të BE-së në përkrahjen e zbatimit të këtyre reformave.

“Pas këtij takimi vijojnë detyrat e shtëpisë në koordinim me KE-në. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për ta bërë atë në nivelin e duhur dhe në afatin më të shkurtër të mundshme, në mënyrë që zbatimi i reformave të sjellë përfitimet sa më shpejt në shtëpi”, theksoi Besimi dhe shtoi se agjenda reformuese do të përfshijë reformat strukturore nga Programi më i ri i Reformave Ekonomike (PER ) dhe konkluzioneve të përbashkëta lidhur me të, të miratuara në Dialogun ekonomik dhe financiar, si dhe nga metodologjia e rishikuar e zgjerimit, pakoja më e re e zgjerimit dhe nga Plani ekonomiko-investues për Ballkanin Perëndimor.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Financave, në përputhje me dinamikën e përcaktuar në kuadër të procesit të implementimit të Planit të rritjes së Ballkanit Përendimor, elementet e para të agjendave reformuese duhet të përfundojnë deri në tremujorin e dytë të vitit 2024, ku më pas vijon realizimi konkret i reformave pas përcaktimit të dinamikës dhe pagesës së mjeteve ndaj vendeve për përkrahjen e agjendës reformuese.

Me Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor është parashikuar përkrahje deri në 6 miliardë euro për vendet Ballkanit Perëndimor. Sipas shpërndarjes, Republikës së Maqedonisë së Veriut i janë vënë në dispozicion 860 milonë euro, për të cilat, paraprakisht, do të ketë dianamikë të përcaktuar të tërheqjes.

Relaizimi i procesit reformues në vendin tonë do të monitorohet nga Sekretariati i Çështjeve Evropiane dhe Ministria e Financave.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago