Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook disa fotografi nga Samiti i Diasporës Shqiptarë në Tiranë.
Ahmeti shkruan se në këtë ngjarje ka potencuar rolin e rëndësishëm që ka pasur diaspora shqiptare në vendimet kyçe të shteteve, përfshirë Kosovës, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Ahmeti ndër te tjera ka potencuar se Djepi i Europës është Mesdheu, ndaj duhet te integrohet sa më parë në Bashkimin Europian.
Statusi i plotë:
Në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës Shqiptare në Tiranë potencova kontributin e pazëvendësueshëm të mërgatës shqiptare në të gjitha zhvillimet tona kombëtare, nga ilegaliteti deri te pavarësia e Kosovës dhe aspiratat tona për integrim në Bashkimin Europian.
Mërgimtarët shqiptarë kanë pasur trupin jashtë kufinjve, por mendjen dhe zemrën e kanë pasur gjithmonë në vendlindjen e tyre.
Sot para nesh shtrohet një mision për të qenë më të organizuar, mërgata këtë mundësi e ka. Të gjithë të përkushtohemi, të gjithë të rinjtë të kapin dituritë në universitetet më të mira të Europës, Amerikës dhe le t’i kthehen kokëplotë atdheut të tyre.
Europa nuk mund të jetë e qetë edhe pa Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën e Malin e Zi. Nuk mund të ketë paqe, stabiliteti dhe siguri pa Ballkanin Perëndimor.
Djepi i Europës është Mesdheu!
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…