Categories: MAQEDONI

Ahmeti: Të rrojë gjuha jonë! Të rrojë edhe gjuha e bashkëqytetarëve tanë maqedonas, sepse të ardhmen e ndërtojmë bashkë

Ne nuk qëndrojmë prapa jush, por krah për krah me juve, për gjuhën tuaj amtare, maqedonishten, këto ishin fjalët e kreut të BDI-së Ali Ahmeti në gjuhën maqedonase në drejtim të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe presidentit Stevo Pendarovski, shkruan. Në akademinë solemne me rastin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, të organizuar nga Qeveria, Ahmeti tha se emocion për shqiptarët në Ditën e Alfabetit paraqet kur krerët e shtetit u drejtohen atyre me urime dhe respekt.

“Të shihemi në ditë më të mira. Të rrojë gjuha jonë, të rrojë edhe gjuha e bashkëqytetarëve tanë maqedonas, sepse të ardhmen e ndërtojmë bashkë, e jo të ndarë. Gjuhët t’i përparojmë bashkë dhe bashkë, krah për krah, e jo njëri pas tjetrit, të çajmë punë, në materializim të objektivave tona, që vendi ynë të jetë në paqe të përhershme, i integruar aty ku e ka vendin, në Bashkimin Europian”, deklaroi Ahmeti.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago