Categories: MAQEDONI

115 vjet Kongresi i Manastirit, Ahmeti: Të rrojë përjetë gjuha jonë e bukur shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte sot pjesëmarrës në manifestimin qëndror për shënimin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit në Shkup.

Ahmeti përmes një publikimi në Facebook shkruan se përmes shënimit të këtyre festave kujtojmë sakrificën e intelektualëve të kohës drejt unifikimit të alfabetit dhe gjuhës shqipe.

Statusi i plotë:

Përvjetorin e 115-të të Kongresit të shkronjave shqipe të Manastirit e shënuam sot me manifestimin qëndror në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut, duke rikujtuar sakrificat shekullore të kombit tonë për të pasur shqipen e shkruar dhe shkollat tona, e drejtë e natyrshme, e luftuar padrejtësisht dikur.

Sot prezenca dhe fjalët e Presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski dhe e Kryeministrit të vendit, Dimitar Kovaçevski për bashkëqytetarët e tyre shqiptarë ishin porosi e qartë se gjërat kanë ndryshuar, se gjuha jonë çmohet e nderohet dhe është vlerë e pakontestueshme e zhvillimit të vendit tonë.

Përvjetorët e alfabetit i festojmë me fanatizëm sepse respektojmë sakrificat e gjakut që është derdhur për atë kauzë që determinoi ekzistencën tonë.

Të rrojë përjetë gjuha jonë e bukur shqipe dhe kujtimi për ata që e ruajtën atë me jetët e tyre! Urime Dita e Alfabetit!

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago