Pas përfundimit të vazhdimit të seancës së 131-të dhe votimit të Rregullores së re të Kuvendit mbëmë në sallën plenare pjesëtarët e MPB-së kanë kryer mbikëqyrje të dëmit të bërë në incidentin që e shkaktuan deputetët e të Majtës gjatë debatit të amendamenteve.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për MIA-n sot deklaroi se prokuroria duhet të vazhdojë procedimin, qoftë pas një denoncimi nga policia ose pasi ka dëgjuar se çfarë ka ndodhur në seancë, e cila është transmetuar drejtpërdrejt si në kanalin e Kuvendit ashtu edhe në ueb faqen e Kuvendit.
Sasia e dëmit material do të bëhet e ditur më tej, por Xhaferi thekson se ajo do të duhet të kompensohet nga deputeti i Të Majtës, Borislav Kërmov, i cili e theu monitorin dhe inventarin tjetër në tavolinën e kryesisë në sallën plenare.
“Nëse dikush nga të punësuarit bën dëm në punë, ai e paguan dëmin”, thekson Xhaferi dhe shton ashtu duhet të jetë edhe në këtë rast.
Për shkak të pamundësisë së mbajtjes së seancave plenare në sallën e seancave nga sot deri në riparimin e dëmeve, ato do të mbahen në Sallën e Madhe me kupolë, duke e përfshirë edhe fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.
“Duke pasur parasysh se gjatë punimeve të sotme janë shkaktuar dëme materiale dhe është çaktivizuar sistemi i punës, seancat e Kuvendit deri në heqjen e dëmit dhe riparimin e pjesës së dëmtuar do të zhvillohen në sallën me Kupolë. Dhe aty do të mbahet seanca solemne e nesërme”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas vazhdimit të seancës së 131-të. Plenumi do të rifillojë punën pas kësaj seance sot në orën 11:00.
Deputetët e Të Majtës dje shkaktuan incident gjatë debatit të amendamenteve për Rregulloren e re për punën e Kuvendit. Borisllav Kërmov theu një pjesë të inventarit duke përfshirë edhe monitorin nga tavolina kryesuese dhe duke hedhur fletat e amendamenteve, ndërsa pastaj atij iu bashkangjit edhe Dimitar Apasiev.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…