Lista “Më mirë për Tetovën” kërkon reagim të shpejtë nga Komuna e Tetovës për parandalimin e shkatërrimit dhe uzurpimit të hapësirave të gjelbra publike përgjatë rrugës Boris Kidriç që po na ndodh edhe sot para syve tanë. Në të kundërtën çdo tolerim i këtij uzurpimi apo “donacioni” në heshtje nga ana e udhëheqësisë së Komunës do të konsiderohet si bashkëfajsi me prapavijë korruptive.
“Për fat të keq, kaluan dy vjet dhe Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami nuk e mbajti premtimin se do t’i lirohjë hapësirat publike të gjelbra përgjatë rrugës Boris Kidriç që u ju vodhën qytetit.Përditë e më shumë trotuaret si hapësira publike për këmbësorë uzurpohen nga kompanitë e ndërtimit në kohëzgjatje mbi një vjeçare në kundërshtim me Ligjin për ndërtim sipas nenit 156-b paragrafi 1 pika 4 inspektorati duhet të shqiptojë dënim për investitorin. Pyesim Komunën për çfarë interesash mbyll sytë për investitorët privat duke sakrifikuar interesin publik?”
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…