Në kuadër të 115-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Muzeu i Alfabetit në Manastir ka organizuar një seri aktivitetesh kulturore për të nderuar këtë ngjarje historike. Në javën e kulturës, që është një javë shumë e rëndësishme për kulturën shqiptare, Muzeu i Alfabetit ka sjellë në skenë artistë të njohur nga Shkupi, si dhe këngëtare të famshme si Shyhrete Behluli dhe Vojsava Alija.
Drejtori i Muzeut të Alfabetit, Zait Aliu, ka shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen e madhe të publikut në këto aktivitete, dhe ka theksuar se kjo është një festë jashtëzakonisht e madhe për shqiptarët. Ai ka shtuar se Muzeu i Alfabetit do të vazhdojë të promovojë vlerat e kulturës shqipe dhe të kujtojë personalitetet e shquara që kanë kontribuar në zhvillimin e saj.
“Një festë jashtëzakonisht e madhe. Sapo përfunduam koncertin madhështor lidhur me festën e 22 Nëntorit. Kishim Ansamblin “Emin Duraku” nga Shkupi, kurse si mysafirë special kishim Shyhrete Behlulin dhe Vojsava Alija. Gjithë shqiptarët e Manastirit dhe jo vetëm kishin mundësi ta ndjekin këtë spektakël dhe ngjyrat kuq e zi. Ne do të vazhdojmë me aktivitetet e Institucionit “Muzeu i Alfabetit” dhe do ta përfundojmë poashtu me një koncert nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqipe kurse mysafire speciale do të jetë Shkurte Fejza” – tha për Klan Maqedoni, Drejtori i “Muzeut të Alfabetit”, ka thënë Aliu.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…