Categories: MAQEDONI

Era e fortë shkakton dëme në Shkup dhe Strumicë

Një valë e erës së fortë ka përfshirë disa zona të Maqedonisë, duke shkaktuar dëme materiale në fasada, çati, pemë dhe automjete. Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKK) ka raportuar se në Shkup ka pasur raste të rënies së pjesëve të fasadave të disa objekteve, duke përfshirë një pallat pranë Ministrisë së Drejtësisë . Gjithashtu, në gjashtë lokacione të ndryshme në kryeqytet, era ka rrëzuar pemë, të cilat kanë dëmtuar katër makina. Në disa shtëpi dhe ndërtesa, era ka shkaktuar dëmtime në çati. QKK-ja ka njoftuar komunat dhe ndërmarrjet publike për të ndërmarrë procedura të mëtutjeshme për riparimin e dëmeve. Nuk ka raportime për persona të lënduar nga era.

Në Strumicë, era e fortë ka bërë që çati prej llamarine të bien në tri lokacione, si dhe ka rrëzuar pemë në katër raste. Zjarrfikësit e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes Strumicë kanë intervenuar në të gjitha rastet. As në këtë qytet nuk ka të dhëna për të lënduar nga era.

QKK-ja u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rekomandimet e autoriteteve për të shmangur situata të rrezikshme. Era e fortë pritet të vazhdojë edhe sot, sipas parashikimeve të motit. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago