Festivali ndërkombëtar i muzikës klasike SKUPI KamerFest 2023 do të përmbylli edicionin e gjashtë mbrëmjen e së martës, 21 nëntor në ora 19:00, me një koncert të jashtëzakonshëm të korit “Siparantum Choir” nga Kosova, në sallën kamertale “Chamber Hall”, ku hyrja do të jetë falas për të gjithë.
Ky kor, i udhëhequr nga maestro Memli Kelmendi, do të sjellë në skenë një program të titulluar “Tingujt dhe Shkronjat”, i cili është një homazh për 115 vjetorin e Kongresit të Manastirit. Në këtë program, koristët do të interpretojnë këngë popullore dhe klasike nga trojet shqiptare.
SKUPI KamerFest 2023 është një festival i mbështetur nga European Festivals Association (EFA) dhe Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut. Ky festival ofron një mundësi unike për të dëgjuar muzikë klasike të llojllojshme nga artistë të talentuar nga vendi dhe jashtë.
Festivali u zhvillua në disa qytete të Maqedonisë së Veriut, si Kërçovë, Tetovë, Gostivar dhe Shkup. Festivali u hap më 15 nëntor me një koncert të violinistit të famshëm Shkëlzen Doli dhe do të përmbyllet më 21 nëntor me një koncert të korit “Siparantum Choir”.
Ky festival është një nga manifestimet më të rëndësishme kulturore në Maqedoninë e Veriut, i cili promovon muzikën klasike dhe bashkëkohore nëpërmjet koncerteve, seminareve dhe punëtorive. Festivali ka organizuar pesë edicione të suksesshme në vitet e kaluara, duke ftuar artistë të njohur ndërkombëtarë.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…