Categories: MAQEDONI

UEJL feston 22 vjetorin e themelimit, Grubi: Universitetet janë vazhdimësi e rrugës drejt emancipimit shoqëror dhe kombëtar

Universiteti i Europës Juglindore përmes një organizimi ka shënuar sot 22 vjetorin e themelimit, me ç’rast i ftuar ishte dhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Grubi në fjalimin e tij para profesorëve, studentëve, stafit akademik dhe të ftuarve, tha se me themelimin e UEJL-së u thye barriera politike e të gjithë atyre që ndër vite kanë mohuar arsimimin e shqiptarëve dhe të drejtën elementare për shkollim.

Grubi duke uruar edhe shumë vite të suksesshme për UEJL-në, theksoi se universitetet janë vazhdimësi e rrugës për emancipimin shoqëror dhe kombëtar.

Fjalimi i plotë:

Historinë e një populli nuk e përbëjnë vetëm ngjarjet e mëdha në rrugën e lirisë dhe synimeve shekullore,, por edhe ato që një populli ia kanë hapur horizontet e dijes dhe emancipimit për zhvillimin e gjithmbarshëm.
Në këtë nëntor ne po shënojmë me krenari, përveç Ditës kur shqiptarët shpallën pavarësinë, edhe Ditën e Alfabetit, e cila është një ngjarje e ndritur që ka vënë bazat e shkrimit dhe arsimimit shqip, për t’u bërë si popull pjesë e botës së qytetëruar.
Por, për shkak të mungesës së vizionit e mirëkuptimit, u desh shqiptarët të zhvillojnë beteja të shumta politike për të fituar të drejtën e arsimit sipëror, dhe për fat të mirë, ne jemi këtu ku jemi, me të drejtën e garantuar me Kushtetutë me orientim të palëkundër euroamerikan.
Padyshim se themelimi i Universitetit të Evropës Juglindore, është një datë e rëndësishme për arsimin sipëror në gjuhën shqipe, sepse me të u thye barriera politike e psikologjike te ata që e mohonin të drejtën tonë të natyrshme.
Kjo datë dhe ngjarje, theu edhe paragjykimet e paarsyeshme disadekadëshe kundër të drejtave elementare të një populli.
Universiteti i Europës Juglindore e hapi shtegun, shkriu akullin shekullor dhe ua trasoi rrugën edhe dy universiteteve tjera që i kemi sot
Të gjitha këto universitete, janë vazhdimësi e rrugës sonë të emancipimit kombëtar, dhe themelimi i tyre zë vend të posaçëm në mozaikun e rilindjes kombëtare dhe sistemit të arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut.
Por, dua të shtoj këtu, ato janë edhe dëshmi e emancipimit dhe pjekurisë si shoqëri e barabartë për të gjithë.
Të nderuar,
I gëzohem çdo arritje të çdo institucioni arsimor, I gëzohem çdo suksesi të kuadrove të tyre.
Duke shprehur dëshirën për suksese të mëtejme Ju uroj përvjetorin dhe vazhdimin e rrugës së dijes, emancipit dhe zhvillimit.
Vazhdoni të shkëlqeni.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago