Categories: MAQEDONI

Grubi: I gëzohem çdo arritje të institucioneve tona arsimore dhe kuadrove të tyre

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte sot pjesëmarrës në ceremoninë e shënimit të 22 vjetorit të themelimit të Universitetit të Europës Juglindore.

Përmes nje postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Grubi shkruan se tashmë për më tepër se 2 dekada, UEJL është vatër e dijes e cila shërben për kauzat përparimtare të vendit.

Statusi i plotë:

Ishte kënaqësi të jem sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 22 vjetorit të themelimit të Universitetit të Europës Juglindore dhe të përcjell mirënjohjen time të thellë për kontributin tashmë dy dekadësh të kësaj vatre të dijes në shërbim të kauzave përparimtare të vendit.
Themelimi i Universitetit të Evropës Juglindore, është një datë e rëndësishme për arsimin sipëror në gjuhën shqipe, sepse me të u thye barriera politike e psikologjike e atyre që e mohonin të drejtën tonë të natyrshme.
Universiteti i Europës Juglindore e hapi shtegun, shkriu akullin shekullor dhe ua trasoi rrugën edhe dy universiteteve tjera që i kemi sot.
I gëzohem çdo arritje të çdo institucioni arsimor, I gëzohem çdo suksesi të kuadrove të tyre. Qoftë e përjetshme rruga e dijes dhe përparimit që trasojnë universitetet tona!

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago