Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka realizuar takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në vendin tonë, z. Kilian Wahl.
Në fokus të bisedës mes tyre ka qenë momentumi politik në të cilin ndodhet vendi dhe mbarë rajoni i Ballkanit Perëndimor për të përshpejtuar hapin e eurointegrimit, rëndësia e ndërmarrjes së vendimeve të duhura proeuropiane që do të përforcojnë edhe themelet e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
Në këtë kontekst, kreu i BDI-së Ahmeti ka njoftuar ambasadorin Wahl mbi përcaktimet e palëkundshme të subjektit që ai drejton, siç janë: përfundimi i procesit të skriningut, miratimi i ndryshimeve kushtetuese, mbajtja e konferencës së dytë ndërqeveritare me BE-në, hapja e kapitujve dhe kontinuiteti në realizimin e reformave të nevojshme.
Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mirë janë korniza tashmë e definuar e hapërimit progresiv të vendit, nga e cila nuk duhet devijuar për asnjë çast të vetëm.
Sa u përket zgjedhjeve, Ahmeti ka potencuar se BDI është e përgatitur për mbarëvajtjen e tyre në çdo kohë dhe se është jashtëzakonisht e rëndësishme që në fokusin e çdo lëvizje politike në vend të jetë përcaktimi strategjik i integrimit në Bashkimin Europian e jo kalkulimet për pikë të ulëta politike me vendosjen e stërkëmbëzave në këtë rrugë që është shtegu ynë i vetëm i përparimit.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…