Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadoren e Suedisë në vendin tonë, Ami Larsson Jain.
Ahmeti njofton në faqen e tij në Facebook se me ambasadoren kanë diskutuar mbi ngjarjet aktuale në Maqedoninë e Veriut, procesin e eurointegrimit si dhe reformat, me ç’rast u konfirmua pëkrahja e parezervë e Suedisë për një Maqedoni europiane.
Me ambasadoren e Suedisë në vendin tonë, znj. Ami Larsson Jain bashkëbiseduam sot mbi perspektivën europiane të vendit tonë dhe rajonit, sfidat dhe proceset jetike që janë para nesh, qasja ndaj të cilave determinon shpejtësinë e hapit tonë në rrugën e integrimit dhe mbi të gjitha stabilitetin dhe sigurinë.
Njoftova ambasadoren suedeze se në fokusin e koalicionit qeverisës është vazhdimësia e mbarë e procesit të skriningut deri në përfundimin e tij, miratimi i ndryshimeve kushtetuese, kontinuiteti i reformimit progresiv të vendit, hapa këto të domosdoshëm në projektimin e ardhmërisë sonë europiane.
Përkrahja e Suedisë mike ka qenë inkurajim shtesë në çdo fazë të zhvillimit tonë demokratik dhe mbetet po aq vitale dhe e nevojshme edhe tani përgjatë rrugëtimit tonë europian.
Shpreha qëndrimin se Bashkimi Demokratik për Integrim është e përgaditur për zgjedhje në çdo kohë dhe në çdo formë, ndaras apo bashkë dhe se vijat e kuqe nga të cilat nuk lëvizim janë: Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja e fqinjësisë së mirë dhe njohja e pavarësisë së Kosovës.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…