Një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe pacientët e saj ka qenë vdekja e infermieres Fitore Zenelaj, e cila u përball me kancerin për disa vite dhe u bë një nga zërat më të fuqishëm për vetëdijësimin mbi këtë sëmundje.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllimet e tij për largimin e saj, duke thënë se ajo do të mbesë frymëzim si të luftohet për ata që përballen me kancer.
“Ajo luftoi. Por mbi të gjitha Ajo i mësoi të tjerët si të luftojnë. Ndaj do të mbahet në mend e respektohet gjithmonë”, ka shkruar Vitia në një postim në Facebook.
Fitore Zenelaj ka lënë pas vetes bashkëshortin dhe tri vajza. Ajo ka punuar si infermiere në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe ka trajtuar shumë pacientë me kancer. Ajo ka folur hapur për sfidat dhe vështirësitë që ka hasur gjatë luftës së saj me sëmundjen dhe ka inkurajuar të tjerët të mos dorëzohen.
Postimi i plotë i Vitisë:
Në vend të lamtumirës për Fitore Zenelaj
Njerëzit që luftojnë të paepur lënë pas frymëzimin për mosdorëzim.
Fitorja do të jetë përjetë frymëzim i tillë.
U pikëlluam thellësisht për largimin në amëshim të infermieres Fitore Zenelaj.
Gjallëria, entuziazmi e dashamirësia që rrezatonte Fitorja do të mungojnë në jetët e të gjithë atyre që patën rastin të punojnë me të, të trajtohen nga ajo dhe ata që e kishin pranë në jetën e tyre.
Ajo luftoi. Por mbi të gjitha Ajo i mësoi të tjerët si të luftojnë.
Ndaj do të mbahet në mend e respektohet gjithmonë.
Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën! (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…