Nëntori është një muaj i veçantë për shqiptarët, pasi në të përkujtohen dhe festohen ngjarje të rëndësishme historike që kanë ndikuar në formimin e identitetit dhe shtetit kombëtar.
Nëntori është muaji i alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe, i cili u vendos në Kongresin e Manastirit më 22-nëntor të vitit 1908, duke hapur rrugën për zhvillimin e kulturës, arsimit dhe letërsisë shqipe.
Nëntori është muaji i Skënderbeut, heroit kombëtar që luftoi me guxim dhe trimëri kundër pushtimit osman dhe ngriti për herë të parë flamurin me shqiponjën dykrenare në Krujë më 28-nëntor të vitit 1443.
Nëntori është muaji i Pavarësisë së Shqipërisë, e cila u shpall në Vlorë më 28-nëntor të vitit 1912, nga një kuvend i përfaqësuesve të të gjitha krahinave shqiptare, me Ismail Qemalin si kryetar.
Nëntori është muaji i flamurit, simbolit të krenarisë, bashkimit dhe qëndresës së popullit shqiptar. Nëntori është muaji i shqiptarëve, muaji i lindjeve dhe i vendimeve kombëtare. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…