Izraeli ka nisur një sulm hakmarrës ndaj Sirisë me preteksin se Siria ishte përgjegjëse për fillimin e një sulmi me dron në një shkollë në qytetin jugor izraelit Eilat të enjten. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë se goditën organizatën në Siri që kreu nisjen e një mjeti ajror pa pilot i cili goditi shkollën. Deklarata nuk specifikoi vendndodhjen apo identitetin e objektivit në Siri.
Sulmi me dron në Eilat erdhi pavarësisht se rebelët e Houthi-t të mbështetur nga Irani në Jemen kishin marrë përgjegjësinë për të. Ata thanë se kishin shënjestruar portin dhe aeroportin Eilat me katër dronë, sipas kanalit të tyre televiziv Al-Masirah. Megjithatë, IDF hodhi poshtë pretendimet e Houthi-t dhe tha se droni mbërriti nga Siria.
Nuk u raportuan të lënduar apo dëme në sulmin me dron në Eilat, i cili është një destinacion popullor turistik në bregun e Detit të Kuq. Shkolla që u godit nga droni ishte bosh në momentin e incidentit, sipas raportimeve të mediave lokale. IDF tha se po hetonte incidentin dhe do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin dhe sigurinë e Izraelit. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…