Categories: MAQEDONI

Haradinaj: Qeveria Kurti, fajtore për mos-nisjen e negociatave me BE-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, duke i quajtur gjetjet si shumë shqetësuese.

Sipas tij, performanca e qeverisjes është e vlerësuar dobët si dhe është përmendur edhe çështja e korrupsionit.

Deputeti i AAK-së, sa i përket çështjes që Kosova nuk ka marrë rekomandimin për nisjen e negociatave, tha se kjo ka ndodhur për shkak të qasjes së Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në marrëdhëniet me BE-në dhe për shkak të sanksioneve.

“Është pritur që vlerësimi do të jetë me mjaftë çështje që janë shqetësuese për vendi edhe janë adresuar shumica e këtyre shqetësimeve. Pra performaca e qeverisjes është e vlerësuar dobët e po ashtu ka shumë fenomene të cilat janë identifikuar veç e veç. Ju e cekët çështjen e korrupsionit por ka edhe shume çështje të tjera”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

“Ju jeni në dijeni që ne jemi të ndëshkuar nga BE-ja. Kemi sanksione edhe financiare ekonomike politike. E kuptohet pra Kosova nuk është se ka ecur përpara, por ka ecur parapa në marrëdhëniet me BE-në edhe e ato reflektojnë edhe ne këtë raport edhe fatkeqësisht edhe pasojat e atyre marrëdhënieve i kemi në jetën e përditshme”, tha Haradinaj.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago