Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 198-të ku ndër të tjera u vendos që dy shkolla të mesme të kalojnë në qendra rajonale për trajnime dhe arsim profesional. Shkollat e mesme komunale “Nikolla Karev” në Strumicë dhe “Kole Nedelkovski” në Veles do të transformohen në Qendra rajonale për trajnim dhe arsim profesional. Qeveria theksoi që me këtë ndryshim, në Maqedoninë e Veriut do të jenë gjithsej pesë qendra të tilla.
Në këtë seancë u soll Vendimi për formimin e Komisionin për realizmin e procedurës për zgjedhjen e furnizuesit universal në përputhje me Vendimin e Qeverisë së RMV-së për nisjen e procedurave për zgjedhjen e furnizuesit universal, në bazë të vendimit të 20 tetorit të vitit 2023.
Ky komision do të udhëheqë gjithë procesin e përzgjedhjes, që do të realizohet përmes thirrjes publike, ashtu që do të propozon deri te Qeveria ofertën më të mirë për furnizimin me energji elektrike. Qeveria miratoi Informacionin për ndryshimin e programit për Qytetin e Gjelbër të Bankës Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim. U shqyrtua dhe miratua teksti i ri i harmonizuar i Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë për Bujqësi në Maqedoninë e Veriut dhe Ministrisë për Bujqësi në Republikën e Azerbejxhanit.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…