Miroslav Lajçak, është takuar sot me përfaqësuesit e partive opozitare, me të cilët ka biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që u është prezantuar në fund të tetorit Prishtinës dhe Beogradit. Mirëpo, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, vlerësoi që ky draft do të jetë “më i keq”, se ai i kaluari.
“Nga marrëveshjet e mëhershme, ne jemi vonuar për shkak të debateve, për shkak të përplasjeve, për shkak të gabimit të parë që nuk e kemi bërë statutin për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese, por e kemi dërguar marrëveshjen. Tani nuk e besoj që ka të arritura më të mëdha. Nuk dua të akuzoj, po ky draft do të jetë më i keq, se ai që ka qenë më herët. Vetë fakti që po deklarohet autonomia e veriut, do të thotë që ekziston diçka e tillë në margjinat e bisedimeve”, deklaroi Haliti në emisionin “Ditari” në Tëvë1.Lajçaku ka nisur dje një vizitë në Kosovë, ku është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ndërsa sot ka takuar edhe ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…