Categories: RAJON

Gërmime arkeologjike në Suharekë, zbulohen gjurmë të kulturave prehistorike dhe helenistike

Një ekip i arkeologëve të Instituti Arkeologjik të Kosovës po kryejnë gërmime me karakter shpëtimi në lokalitetin arkeologjik në Hisar të Suharekës. Ky lokalitet është një nga pikat më të rëndësishme për studimin e kulturave prehistorike në Ballkanin qëndror, duke filluar nga neoliti i vonë deri te periudhat e bronzit dhe hekurtit. Gërmimet po bëhen në pjesën veriore të Hisarit, me qëllim të evidentimit dhe shpëtimit të depozitimeve arkeologjike para se të nisë ndonjë aktivitet ekonomik në atë zonë.

Gjatë gërmimeve, arkeologët kanë zbuluar enë të ndryshme qeramike, fragmente të banesave të banimit, fragmente të furrave të gatimit, peshore të tjerrjes së tekstilit dhe rrotulla boshti. Këto gjetje dëshmojnë se këtu ka jetuar popullsia e periudhës së bronzit, e cila ka pasur shkëmbime tregtare me vende të tjera të rajonit, sidomos me Greqinë e sotme. Në disa pjesë, janë gjetur edhe enë me pikturim ngjyrë të zezë në sfond të kuq, që janë importe nga kultura klasike helenistike.

Arkeologët thonë se këto gërmime kanë rëndësi për të dëshmuar se popullsia ilire dhe arbërore ka pasur një kontinuitet gjatë periudhës bronz-hekur dhe mesjetës, duke hedhur poshtë teorinë që është ndërtuar në vitet e 60-ta, me qëllim që të krijohet një lloj opinioni që këto popullsi kanë pasur një shkëputje dhe një moskontinuitet.

Lokaliteti arkeologjik prehistorik i Hisarit ndodhet në një kodër në jugë perëndim të Suharekës në rrugën për Prizren. Hisari është lokalitet që mbrohet nga shteti, dhe gërmimet arkeologjike në Hisar janë bërë në disa etapa që nga viti 1961 dhe rezultatet e arritura flasin për një lokalitet të rëndësishëm historik. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago