-Në periudhën prej 30 tetorit deri më 5 nëntor të këtij viti janë arrestuar mbi 60 persona për arsye të ndryshme, për tregti të paligjshme të drogës, kontrabandë, vjedhje të rëndë, hajdutë druri, persona të kërkuar me urdhërarrest, organizimin e lojërave të fatit pa licencë, thekson ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një postim në Fejsbuk.
Siç thekson Spasovski, në periudhën në fjalë janë ndërmarrë masa të shtuara operative dhe aktivitete parandaluese me qëllim të rritjes së sigurisë së qytetarëve.
Pas masave të marra nga Sektorët e Punëve të Brendshme në të gjithë vendin si dhe njësia lëvizëse për sigurinë në qarkullimin rrugor, janë lëshuar 3452 urdhërpagesa penale për kundërvajtje të kryera në trafik, si dhe janë kryer 13 aktivitete parandaluese me temat e parandalimit të tregtisë me drogë, dhuna mes bashkëmoshatarëve dhe siguria në shkolla, siguria në trafik.
“Vazhdojmë – në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme!”, thekson Spasovski.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…