Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e kampeve për emigrantët ilegalë në Shqipëri. Marrëveshja parashikon se Shqipëria do të kthehet në vendstrehimin e emigrantëve që hyjnë në Itali nga vendet e Lindjes së Mesme, Azisë dhe Afrikës. Emigrantët do të qëndrojnë në Shqipëri deri sa t’u procesohet kërkesa për azil në Itali. Italia do të mbulojë pjesën e financimit të kampeve, ndërsa Shqipëria do të marrë përsipër ruajtjen e tyre.
Marrëveshja u nënshkrua gjatë një vizite të kryeministrit Rama në Itali, të cilën nuk e kishte njoftuar për mediat. Rama tha se Shqipëria i ka borxh Italisë, për çdo gjë që ka bërë ndër vite për vendin tonë, ndaj edhe do t’i ofrojë këtë ndihmë. Ai shtoi se Shqipëria nuk do e bënte këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër, përveç Italisë.
Meloni, e cila ka qenë një zë i fortë kundër valës së emigrantëve ilegalë që vijnë drejt Europës, por nuk ka gjetur mbështetje te liderat e Bashkimit Europian, ka arritur të bindë kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se një prej qendrave do të ngrihet në Shëngjin, ku do të presin emigrantët. Ajo shpjegoi se juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë italian, ndërsa Shqipëria do të japë disa territore. Ajo nuk dha detaje se sa është kapaciteti i emigrantëve që do të strehohen në Shqipëri, por besohet të jenë më shumë se një kamp. Ajo tha se fluksi mund të arrijë deri në 36 mijë emigrantë në muaj, pa përfshirë gratë dhe fëmijët. (politiko.makdomen.net)
📍Romë, Palazzo Chigi – Për median me kryeministren e Republikës së Italisë, Giorgia Meloni🇦🇱🤝🇮🇹
Posted by Edi Rama on Monday, 6 November 2023
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…