Aksioni mjedisor i realizuar nga punëtoria e organizuar prej konzorciumit Bechtel dhe Enka është finalizuar me sukses ditën e sotme në qytetin e Gostivarit, aty ku edhe vazhduan punimet për vazhdimin e punimeve për projektin e rëndësishëm të Korridorit 8.
Kjo dëshmon se kompania që do të ndërtojë Korridorin 8 po mban llogari edhe për mjedisin jetësor, që është shumë i rëndësishëm për vendin dhe qytetarët.
Ndryshe, “Bechtel & Enka” organizoi javë më parë “Panairin e punësimit” në qytetin e Gostivarit, e pas qytetit të Gostivarit, Panairi do të vazhdojë prezantimin edhe në qytete të tjera.
Ndërkohë që ditë më parë në fshatin Banjicë e Epërme – Kërçovë u bë minimi me të cilin filloi punimet ndërtimore për thyerjen e trasesë së autostradës Gostivar -Bukojçan (30.1 kilometra) në Korridorin 8.
Marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria me “Behtel dhe Enka” parasheh ndërtimin e autostradave Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë në Korridorin 8 dhe autostradën Prilep – Manastir në Korridorin 10d.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…