Categories: MAQEDONI

Me rrugën e re të rehabilituar Podmolje-Strugë-Qafë Thanë mundësohet bashkëpunim më intensiv rajonal, rritje ekonomike dhe progres

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryeministrin e Parë dhe ministrin e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve, Artan Grubi, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe Ejup Rustemi, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, sot morën pjesë në lëshimin në përdorim të drejtimit rrugor Podmolje-Strugë-Qafa Thanë.

Rehabilitimi i rrugës shtetërore A2, përkatësisht segmentit Podmolje- Qafa Thanë ka kushtuar gati 8 milionë euro, kryeministri Kovaçevski theksoi se ky segment është i një rëndësie të jashtëzakonshme për këtë rajon, veçanërisht për nxitjen e bashkëpunimit rajonal, për mundësi të reja për lidhjet ekonomike, shkëmbimet kulturore dhe lidhjet mes njerëzve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Aksi rrugorë Podmolje-Strugë-Qafë Thanë ka avantazhe të mëdha ekonomike, hap mundësi për tregti dhe investime, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e infrastrukturës së transportit, që ka një efekt jashtëzakonisht pozitiv në stimulimin e rritjes ekonomike të të dy vendeve. Rruga shtetërore A2 lidhet edhe me Korridorin 8, i cili është i një rëndësie kyçe për lidhjen e vendit tonë jo vetëm me rajonin, por pozicioni gjeostrategjik i Korridorit 8 i mundëson Maqedonisë së Veriut të bëhet rrugë e pashmangshme transporti me vendet evropiane”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ministri Boçvarski tha se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është duke punuar edhe në një projekt për rehabilitimin e infrastrukturës në pikën kufitare Qafë Thanë, si dhe vendosjen e video-mbikëqyrjes së re.

“Tashmë është duke u zbatuar në mënyrë aktive kontrata për ndërtimin e akseve rrugore të autostradës nga Korridori 8 dhe 10 e, që do të japë një imazh të ri të plotë në rrjetin rrugor modern dhe të ri në vend. Ky është projekti kapital më i madh, më domethënës dhe ne si Ministri së bashku me Ndërmarrjen Publike Rrugët Shtetërore jemi të fokusuar fuqishëm në zbatimin dhe ndërtimin në kohë të këtyre akseve rrugore. E ardhmja evropiane e vendit është e garantuar dhe për këtë kemi nevojë për rrugë të reja cilësore për zhvillim të barabartë të të gjitha rajoneve”, tha ministri.

Drejtori i NPRRSH Ejup Rustemi tha se ndërmarrja do të vazhdojë të punojë intensivisht dhe me përkushtim për realizimin e ciklit më të madh të investimeve në vend.

“Realizimi i këtij projekti është shembull se ai mund dhe duhet të ndërtohet sipas dinamikës së përcaktuar më herët, gjegjësisht mundet dhe do të ndërtohet në kohën e duhur, shpejtë dhe me cilësi”, tha Rustemi.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago