Categories: SPORT

Mainz e riktheu në skuadër, El Ghazi: Jam pro Palestinës, ju gënjejnë nëse flasin në emrin tim

Anwar El Ghazi vazhdon t’i qëndrojë të njëjtit mendim për sa i takon çështjes së luftës Izrael-Palestinë, pavarësisht se klubi i Mainz në një moment e përjashtoi ndaj skuadra.

Mainz e riktheu sërish duke lënë të kuptohej që gjërat mes tyre ishin qetësuar, por së fundmi holandezi ka rindezur gjakrat.

Në një reagim të fundit në rrjetet e tij sociale, sulmuesi theksoi edhe një herë tjetër se nuk ka ndërmend të kërkoj falje dhe se vazhdon të jetë pro Palestinës.

Në postimin e tij të fundit El Ghazi thekson se mban të njëjtin qëndrim si me 27 tetor dhe se është kundër çdo forme të dhunës apo luftës.

“Për të shmangur dyshimet, ajo që postova më 27 tetor 2023 është mendimi im përfundimtar. Çdo gjë tjetër që më atribuohet është faktikisht e pasaktë dhe nuk është bërë apo autorizuar nga unë. Qëndrimi im mbetet i njëjtë duke filluar: Unë jam kundër luftës dhe dhunës; kundër vrasjes së civilëve të pafajshëm; kundër të gjitha formave të diskriminimit; kundër islamofobisë; kundër antisemitizmit; kundër gjenocideve; kundër pushtimit dhe shtypjes”-theksoi lojtari.

 

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago