Categories: RAJON

Kurti raporton në Kuvend për dialogun me Serbinë, kërkon llogari nga ish-qeveritë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka raportuar në Kuvend për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, pas takimeve të tij në Bruksel me liderët europianë. Kurti ka folur për sfidat e trashëgimisë së dialogut të kaluar, që sipas tij nuk kishte sjellë as njohje reciproke dhe as integrim të veriut të Kosovës. Ai ka thënë se qeveria e tij ka një qasje parimore dhe të barabartë në dialog, duke u bazuar në Kushtetutë dhe interesat e vendit. Kurti ka kritikuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mosnënshkrimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke i kërkuar ish-qeverive të Kosovës që të tregojnë se si ia kishin bërë atij të nënshkruante në vitet 2013 dhe 2015. Kurti ka theksuar se është i gatshëm për nënshkrim, por Beogradi nuk po do të nënshkruajë me të.

“Draft-propozimi për zbatimin e nenit 7 në lidhje me nenin 10, ne e kemi përshëndetur dhe vlerësuar qasjen e re dhe planin e ofruar për ecjen përpara. Leximi ynë është që draft-propozimi për zbatimin e nenit 7 është sjellë duke u shkruar me kujdes për germën e Kushtetutës do të thosha më shumë se për frymën e tij”, tha Kurti. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago