Qeveria e Kosovës ka vendosur të shtojë afatin për konvertimin e targa ilegale në RKS, pasi ka skaduar në muajin prill. Kjo është një mundësi e fundit për pronarët e mjeteve me targat serbe “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” që të pajisen me targa RKS dhe të qarkullojnë ligjërisht në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, afati i ri për riregjistrimin e automjeteve me targat serbe është nga data 1 nëntor deri më 1 dhjetor 2023. Me vendim të ri, parashihet që pas kësaj date, këto mjete nuk do të kenë më mundësinë që të hyjnë apo të qarkullojnë në Kosovë.
Qeveria e Kosovës ka ofruar lehtësira financiare për konvertimin e targave ilegale në RKS, duke lënë pa pagesë tarifat për regjistrim, vlerësim dhe sigurim. Deri më tani, 805 vetura me targat ilegale janë konvertuar në ato RKS-së, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme. Numri më i madh i konvertimeve është në Komunën e Mitrovicës.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë thirrje për qytetarët serb që të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të pajisen me targa RKS, duke theksuar se kjo do të ndihmojë në integrimin e tyre dhe në respektimin e ligjit. Ministria ka thënë se regjistrimi bëhet në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr.05/2022 dhe se mund të bëhet në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve, pavarësisht vendbanimit apo vendqendrimit. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…