Vendi është i sigurt, po investojmë shumë në pajisje të reja dhe moderne dhe po e monitorojmë me vigjilencë situatën në rajon, theksoi sonte ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.
“Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit u konfirmua ajo që unë dhe kolegët e mi e kemi thënë gjatë periudhës së kaluar, se Republika e Maqedonisë së Veriut është vend i sigurt dhe për momentin nuk kemi gjetur kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë. Ajo që u konfirmua edhe në Këshill është koordinimi i shkëlqyer që e kanë shërbimet e sigurisë-inteligjencës në vendin tonë, të cilat në mënyrë të saktë dhe në kohë i ndajnë informacionet që arrijnë tek ata përmes kanaleve të ndryshme dhe nga burime të ndryshme”, theksoi Petrovska në “Tema e ditës” në edicionin qendror të ditarit në RTVM.
Ministrja theksoi se po monitorohet edhe situata në rajon, kryesisht në Kosovë, ku me vendim të Qeverisë dy javë më parë, së shpejti kontingjenti i Maqedonisë së Veriut do të shtohet me një togë shtesë.
Në lidhje me mbështetjen për Ukrainën, Petrovska informoi se është pranuar një kërkesë e re për dhurimin e pajisjeve ushtarake, të cilën Shtabi i Përgjithshëm aktualisht është duke e analizuar.
Për furnizimin e Armatës së Maqedonisë, ministrja theksoi se analiza për furnizimin e droneve është gati dhe se planifikohet të përdoren edhe për nevoja ushtarake dhe civile.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…