Categories: SHËNDETI

Mandarinat dhe klementinat, frutat më të mira gjatë dimrit

Në këtë stinë të ftohtë, një frut që nuk duhet të mungojë në tryezën tonë është mandarina. Ky frut i vogël, i shijshëm dhe i shëndetshëm është një burim i pasur i vitaminës C, antioksidantëve dhe fibrave. Por a e dini se ekzistojnë dy lloje mandarinash, mandarina klasike dhe klementina, cilat janë ndryshimet dhe ngjashmëritë mes tyre?

Mandarinat janë fruta me origjinë afrikane, të cilat erdhën në Evropë në shekullin e 19-të. Ata kanë një formë të rrafshuar të sipërme dhe të poshtme, një lëkurë të hollë që hiqet lehtë dhe një aromë të butë. Mandarinat janë të disponueshme në treg nga nëntori deri në mars.

Klementinet janë një frut i kryqëzuar midis mandarinave dhe portokalleve, i cili u krijua nga një grua franceze që jetonte në Algjeri. Ato janë më të vogla se mandarinat, zakonisht pa fara, kanë lëkurë të lëmuar, me shkëlqim dhe ngjyrë të thellë portokalli. Ato janë të disponueshme në treg nga nëntori deri në prill.

Nga ana ushqyese, mandarinat dhe klementinat janë të ngjashme. Një mandarinë përmban rreth 50 kalori, 2 gram fibra dhe sheqer në një sasi të barabartë me 2 lugë çaji. Çdo mandarinë siguron gjysmën e dozës së nevojshme ditore të vitaminës C, por edhe antioksidantë të tjerë. Mandarinat ndihmojnë në përballimin e të ftohtit, pasi përmbajnë sinefrinë, një substancë natyrale kundër bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Në Shqipëri mandarinat prodhohen masivisht në zonat më jugore të vendit, si në Xarrë e Sarandë dhe në gjithë Konispolin. Këtu rriten edhe mandarinat tradicionale edhe klementinat. Konsumatorët i pëlqejnë këto frzta vendase, të cilat kanë vlera shumë më të larta se frutat e importuara. Nëse dëshironi të përfitoni nga vlerat e tyre ushqyese dhe shija e mrekullueshme, mund t’i konsumoni si fruta të freskëta, si pjesë sallate. Në çdo rast, do të ndiheni më mirë dhe më energjikë. ( politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago