Categories: MAQEDONI

Ahmeti – Wadephul: Integrimi në BE do të ndryshojë realitetin politiko-ekonomik në Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur sot në takim nënkryetarin e grupit parlamentar të CDU/CSU dhe president i delegacionit gjerman në NATO, z. Johann Wadephul.

Në fokus të takimit mes Ahmetit dhe Wadephul ishin, ndryshimet kushtetuese dhe procesi i integrimit europian.

Kryetari Ahmeti është shprehur mirënjohës për mbështetjen e deri tanishme gjermane dhe gatishmërinë për ta thelluar bashkëpunimin më tutje në shërbim të së ardhmes europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të njëjtë mbi përparimin e dukshëm që ka bërë vendi në rrugën e integrimit europian.

Ahmeti dhe Wadephul kanë diskutuar edhe për hapat që Maqedonia e Veriut duhet të ndërmarrë për mbylljen e realizimit të ndryshimeve kushtetuese si një çështje mjaft e rëndësishme, derisa opozita duhet të reflektojë dhe të veprojë në përputhje me thirrjet e partnerëve ndërkombëtar për mos bllokim të integrimit të vendit në BE.

Në takim është theksuar se integrimi në Bashkimin Europian mund të përdoret si një mjet për të ndryshuar realitetin në Ballkanin Perëndimor, me theks mbështetjen për tregun rajonal dhe rritjen e këmbimeve ekonomike dhe jo vetëm.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago