Categories: MAQEDONI

Shaqiri: Shkolla është shtëpia e dytë e fëmijëve dhe të rinjve, shprehitë e jetesës së shëndetshme mësohen që në moshë të re

Çdo fëmijë ka të drejtën e shëndetit dhe mirëqenies së mirë, ndërsa shkolla, si shtëpia e tij e dytë, duhet të rrënjos shprehitë e shëndetshme të jetës dhe të jetë mjedis i shëndetshëm për të mësuar dhe jetuar. Këtu fëmija duhet të mësojë të kujdeset për veten dhe të tjerët dhe të ndërtojë kapacitete për t’u përballur me sëmundjet, varësitë dhe dhunën , tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në eventin përmbyllës për iniciativën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shkollat që avancojnë shëndetin, ku u prezantuan rezultatet e zbatimit të kësaj iniciative në katër shkollat pilot.

“Më lejoni të theksoj se për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës një nga prioritetet strategjike është krijimi i politikave, masave dhe aktiviteteve për të mbështetur shëndetin dhe mirëqenien e të rinjve në shkollat fillore dhe të mesme. Në mënyrë të sukseshme tejkaluam një krizë të madhe shëndetësore, e cila inicioi përforcimin shtesë të shërbimeve profesionale. Në bashkëpunim me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, kemi siguruar trajnime cilësore për optimizimin e kapaciteteve për të ndihmuar nxënësit në përballjen me stresin, ankthin dhe problemet e tjera të shëndetit mendor, si dhe për t’i udhëhequr nxënësit drejt zhvillimit të mekanizmave të shëndetshëm për realizimin dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë”, theksoi Shaqiri, përcjell Politiko.makdomen.net

Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit, rreth 700 bashkëpunëtorë profesionistë nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme janë trajnuar për ndihmë dhe mbështetje psikosociale në avancimin e mirëqenies dhe shëndetit mental të fëmijëve dhe të rinjve në institucionet dhe mjediset arsimore shëndetësore dhe të kujdesit, dhe të njejtat janë pjesë e bashkësive për shkëmbimin dhe mbështetjen kolegjiale. Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve, janë paraparë trajnime për mësimdhënësit, që të mund të njohin se si nxënësit ballafaqohet me sfida dhe t’i përfshinjë bashkëpunëtorët profesionistë në tejkalimin e tyre.

Ministri Shaqiri tha se rezultatet pozitive të pilotimit janë inkurajuese për zgjerimin e eniciativës sidhe shkollat gjithnjë e më shumë të jenë promotore të stileve të shëndetshme të jetesës dhe shprehive të punës, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së për përfshirjen e sektorit të arsimit në përpjekjet për ndryshimin e kushteve arsimore, sociale, ekonomike dhe politike të cilat ndikojnë në rreziqe të ndryshme për shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago