Categories: SPORT

Ndombele kapet me trajnerin pasi e prishi dietën, porositi ushqim të shpejt

Tanguy Ndombele është përplasur me trajnerin e Galatasarayt, Okan Buruk, pasi thuhet se ka porositur një burger, pavarësisht se ishte në dietë. Pas humbjes 3-1 të skuadrës turke ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve në fillim të këtij muaji, ai mësohet se ka porositur ushqimin e shpejtë në hotelin e ekipit.

26-vjeçari, sipas gazetës turke Fotospor, është gjashtë kilogramë mbipeshë dhe nëse nuk e ulë peshën e tij në 75 kg, ai nuk do të luajë më për klubin. Menaxheri Buruk po frustrohet me nivelet e tij të fitnesit, me francezin që ka luajtur vetëm 124 minuta që kur u transferua për sezonin nga Spurs në fillim të shtatorit.

Galatasaray thuhet se ka opsionin për të blerë Ndombele për 13.1 milionë funte, por në vend të kësaj po shqyrton përfundimin e huazimit të tij para kohe.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago