Categories: MAQEDONI

Dokumentet personale pa termin mund ti nxjerrni në pikën e MPB-së në Kisella Vodë të Shkupit

Pika e MPB-së për nxjerrjen e dokumenteve personale të qytetarëve pa termin paraprak do të jetë në komunën e Shkupit, Kisella Vodë.

“Pas vendosjes së ekraneve, brenda pak ditësh kjo zonë do të marrë 12 pika ku qytetarët do të mund të fotografohen për dokumente të reja personale”, thuhet në informacion.

Në postblloqe është planifikuar të fotografohen të gjithë ata që nuk kanë termin për nxjerrjen e letërnjoftimit, patentë shoferit apo pasaportës.

Orari i punës do të jetë nga ora 08:00 deri në 18:00.

Në këtë mënyrë pritet që Ministria të përshpejtojë procesin e dhënies së dokumenteve të reja personale me emrin kushtetues dhe në të njëjtën kohë të shkarkojë postblloqet dhe kabinat ekzistuese në mbarë Shkupin. Sipas parashikimeve ligjore, deri më 12 shkurt 2024 duhet të ndryshohen të gjitha dokumentet personale dhe në to të shkruhet emri i ri kushtetues i shtetit.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago