Categories: MAQEDONI

Xhaferi për zgjedhjet presidenciale: Nëse nuk kemi president në rrethin e parë, kryetari i Kuvendit bëhet president teknik

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, dje në TV21 ka folur për zgjedhjet presidenciale dhe afatet për mbajtjen e tyre. Ai tha se nëse nuk ka president në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kryetari i Kuvendit bëhet president teknik, në këtë rast, Talat Xhaferi do të udhëheqë me shtetin.

“1 milionë e 1 votë dhe po aq vota të ketë një kandidat, në këtë rast kemi president në rrethin e parë. Nëse nuk ka census, përsëriten zgjedhjet sikur nuk kenë qenë. Unë duhet të shpall zgjedhje të reja. E njëjta procedurë përsëritet”.

“Ajo është enigmë që Ligji ka zbrazëtirë, që përcakton obligimin që raundi i parë i pesidencialeve mbahet me census. Mund të jetë i zgjedhur në raundin e parë 50% plus 1 votë e trupit votues. Teorikisht ka 3 kandidatë, kanë dalë 50% plus 1 votues dhe të gjithë këto ia kanë dhënë një kandidati. Nuk ka përcaktim kushtetues çka nëse në votimin e parë nuk ka 50%+1 votë?”, tha Xhaferi në TV21, përcjell Poltiko.mk

Ai thotë se mes zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare duhet të ketë 21 ditë diferencë.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago