Categories: MAQEDONI

Arbër Ademi: Mbështesim Kosovën në aspiratat integruese

Maqedonia e Veriut pa hamendje mbështet shtetin kosovar në aspiratat për t’u bërë anëtare e organizatave evropiane dhe ndërkombëtare, siguron kryetari i Komisionit për Eurointegrime, Arbër Ademi.

“Takimet tona janë të vazhdueshme, të rregullta, që kanë të bëjnë me shkëmbim të përvojave mes dy vendeve në realizimin e aspiratave tona të përbashkëta, që është anëtarësimi në BE dhe progresi që duhet ta shënojmë gjatë rrugës për ta arritur këtë qëllim final. Ritheksuam edhe njëherë qëndrimin tonë se Evropa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën edhe RMV-në, dhe se jemi të hapur për bashkëpunim në të ardhmen për aktivitetet tona në drejtim të realizimit të synimeve të përbashkëta.”, – theksoi kryetari i Komisionit për Eurointegrime, Arbër Ademi, përcjell Politiko.makdomen.net

Komisioni për Eurointegrime dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, në takim edhe me anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me të cilët po ashtu në fokus ka qenë diskutimi për të ardhmen e të dy vendeve fqinje.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago