Categories: MAQEDONI

Von der Leyen për ndryshimet kushtetuese: Shfrytëzoni momentin, bëhet fjalë për të ardhmen tuaj!

Jeni në rrugën e duhur dhe me padurim ju pres në gjirin e Bashkimit Europian, me gjuhën dhe identetin tuaj. Me këto fjalë e filloi fjalimin e saj pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Eurokomesarja bëri apel deri te të gjitha partitë politike që të mbështesin ndryshimet kushtetuese sepse siç thotë, të gjithë bartin përgjegjësinë për të ardhmen e vendit.

“Përzgjedhja është e juaja, dhe për këtë shkak shpresoj që të gjitha partitë, do ta shfrytëzojnë këtë moment dhe do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese. Sepse bëhet fjalë për të ardhmen tuaj, për përzgjedhjen tuaj dhe të gjitha partitë kanë përgjegjësi për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Ne duam që RMV të bëhet pjesë e BE-së, dhe shpresoj që pikërisht për këtë lëvizja përpara do të jetë e mirë dhe do të mbështetet nga shumica”, tha Ursula von der Leyen – Kryetare e Komisionit Europian.

I këtij mendimi ishte edhe kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, me të ardhmen e vendit nuk kalkulohet dhe nuk bëhet rejting politik. Andaj Kovaçevski shpreson që Maqedonia të bëhet europiane deri në vitin 2030.

Për këtë shkak konsideroj se të gjithë duhet ta marin përgjegjësinë në duart e veta. Mirëpo para se gjithash përgjegjësinë para gjeneratës së tanishme dhe të ardhshme. Me këto çështje nuk kalkulohet, me këto çështje nuk bëhet rejting personal politik, me këto çështje nuk guxojmë të luajmë me emocionet e qytetarëve. Unë do të vazhdoj bashkë me partnerët e koalicionit të punojmë që ëndrra për Maqedoni europiane të realizohet deri në vitin 2030”, pohoi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Ndonëse çelësi i ndryshimeve kushtetuese është në duart e opozitës maqedonase, Von der Leyen nuk kishte paraparë në agjendën e saj që sot të takohet me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. E pyetur për arsyen, ajo tha se kudo që udhëton, zakonisht takohet vetëm me presidentin dhe kryeministrin e shtetit që viziton. Von der Leyen siguroi se procesi i skriningut po vijon shkëlqyeshëm dhe se po përpiqen t’i hapin negociatat për klasterin “Fundamente” këtë vit. Përndryshe Von Der Leyen dje takoi presidentin Pendarovski si dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi./TV21

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago