Categories: SHËNDETI

Vajrat vegjetalë, kurat më të mira për flokët e dëmtuar

Flokët e dëmtuar nga tharsja, stresi, faktorët stinorë apo kimikatet e ndryshme kërkojnë kujdes maksimal. Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për t’i rigjeneruar është përdorimi i vajrave vegjetalë, të cilët ofrojnë hidratim dhe shëndet për fijet dhe skalpin e flokut. Nga vaji i susamit, i farës së linit, i bajames dhe i kokosit, mund të shikoni se cilat janë vajrat më të mirë për flokët tuaj dhe si t’i përdorni ato në formën e maskave para larjes së flokut. Kjo do t’ju ndihmojë të keni flokë më të shkëlqyeshme, më të butë dhe mbi të gjitha më të shëndetshme.

Vaji i susamit është një mrekulli përsa i përket shëndetit të flokëve. Përmban shumë yndyrë dhe kjo e bën perfekt për të hidratuar mirë si skalpin e kokës duke parandaluar kështu edhe shfaqjen e zbokthit, por edhe për të rigjeneruar fijet e dëmtuara të flokëve.

Vaji i farës së linit, është një vaj shumë i pasur me omega-3 që ndihmon në rigjenerimin e flokëve të dëmtuar, gjithashtu përmban edhe vitaminë E, proteina dhe minerale të shumta të cilat e bëjnë një kurë të mirfilltë për çdo lloj floku.

Vaji i bajames si për lëkurën ashtu dhe për flokët është një mënyrë e mirë për të hidratuar flokët e thatë e të djegur. Ky vaj i ndihmon flokët të kenë një pamje më të shkëlqyeshme dhe t’i ndjeni ata më të butë.

Vaji i kokosit është perfekt për të kuruar jo vetëm flokët tuaj, por edhe problemet dermatolpgjike që mund të keni me to. Këtu futen problemet me skalpin, zbokthin, rënia e flokëve apo kruarja e kokës. Përtej aromës së mirë ai funksionon si një hidratues natyral që depërton thellë në përbërjen e flokëve. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago