Categories: MAQEDONI

70% e kompanive kanë paguar tatimin e solidaritetit

Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi është i kënaqur nga pjesëmarrja e kompanive në Ligjin e Tatimit të Solidaritetit. Mjetet e mbledhura për këtë bazë, siç deklaroi sot, do të destinohen për masat antikrizë dhe do të shkojnë te kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

“Pjesëmarrja është adekuate. Mendoj se sipas informacioneve të fundit rreth 70 për qind është mbledhur tatimi. Kompanitë tjera janë duke punuar në mënyrë aktive me Drejtorinë e të Ardhurave Publike për të parë se si do ta përmbushin obligimin ligjor”, tha Bytyqi.

Lidhur me njoftimet për uljen e pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar, të cilat sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese u rritën për 78 për qind, Bytyqi tha se grupi punues është duke punuar për gjetjen e zgjidhjes ligjore dhe se ndryshime eventuale duhet të pësojnë rreth shtatë ligje.

“Njëkohësisht, duhet të kemi parasysh që të mos shkelet parimi i vetë ligjeve, sepse mund të arrijmë lehtësisht në zgjidhje ligjore që janë antikushtetuese, siç ishte vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, 1.260-të zyrtarët do të përfshihen me një zgjidhje, por nuk mund të paragjykoj se cila është zgjidhja”, tha Bytyqi.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago