Një incident i rëndë ka ndodhur sot në orën 15:50 në Vushtrri, ku një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur nga arma e zjarrit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në kryqzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica”, ku dy persona të dyshuar kanë hapur zjarr ndaj një grupi tjetër.
Policia ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar dhe të konfiskojë një armë që dyshohet se është përdorur në vrasje.
Viktima është identifikuar si B.K., 35 vjeç, ndërsa të plagosurit janë A.K., 32 vjeç, dhe F.K., 28 vjeç. Të gjithë janë banorë të Vushtrrisë.
Motivi i ngjarjes nuk është i qartë ende, por policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e saj.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar se bëhet fjalë për një rast vrasjeje dhe plagosjeje me armë zjarri dhe se dy persona janë arrestuar lidhur me rastin.
Ai ka bërë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim me policinë nga ana e qytetarve. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…