Categories: SHËNDETI

Ushqimet e shpejta, më të rrezikshme se duhani për shëndetin

Një studim i ri ka treguar se ushqimet e shpejta, si sufllaqet, paninet, hamburgerat, proshutat, patatet e skuqura dhe ëmbëlsirat industriale, janë një ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në botë.

Studimi, i kryer nga shkencëtarë amerikanë, ka zbuluar se ngrënia e ushqimeve të një cilësie jo të mirë vret më shpejt se duhani, i cili shkakton 8 milion vdekje në vit. Sipas studimit, ushqimet e shpejta janë përgjegjëse për 11 milion vdekje në vit, si pasojë e tensionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës.

Studimi ka theksuar se ushqimet e shpejta nuk ofrojnë asnjë ushqyes të nevojshëm për trupin, por vetëm kalori dhe yndyrna. Kjo bën që trupi të ketë mungesë të vitaminave, mineraleve dhe fibrave që gjenden në perime dhe fruta. Kjo rrit rrezikun e diabetit të tipit 2, atakut në zemër dhe kancerit.

Studimi ka sugjeruar se njerëzit duhet të kufizojnë konsumin e ushqimeve të shpejta dhe të përpiqen të ndjekin një regjim ushqimor më të shëndetshëm. Një nga rekomandimet është që njerzit të hajn mė pak patate tė skuqura dhe t’i kombinojnë ato me një sallatë të pasur me perime të ndryshme.

Studimi zbuloi gjithashtu një faktor interesant: njerëzit që jetojnë në vende të zhvilluara dhe të pasura jetojnë më keq për sa i përket ushqimit. Ata konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara sesa njerëzit në vendet në zhvillim ku konsumi i drithërave dhe perimeve është shumë i lartë. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago