Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar procesin e dialogut me Serbinë dhe ka kritikuar qeverinë dhe presidenten e Kosovës për mosmarrëveshjen me partnerët ndërkombëtarë.
Mustafa, në një intervistë për Gazetën Express, ka thënë se zvarritja e dialogut ka sjellë kosto politike për Kosovën dhe ka favorizuar Serbinë. Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani se kanë degraduar dialogun nga njohja reciproke në de-eskalim dhe se kanë pranuar Asociacionin me vetëmenaxhim serb dhe status shtetëror për kishën ortodokse serbe.
Mustafa ka thënë se pranimi i dokumentit evropian për Asociacionin, që u propozua nga pesë liderët e BE-së, është një hap që e ndal të keqën edhe më të madhe për Kosovën. Ai ka shtuar se tani është e rëndësishme që të shfrytëzohen elementet nga marrëveshjet paraprake, si ai për verifikim në Gjykatën Kushtetuese dhe të përdoren të gjitha mekanizmat shtetëror për ta ambientuar Asociacionin brenda sistemit kushtetues të Kosovës.
Mustafa ka thënë se tani nuk ia vlen të merret me Kurtin, por ia vlen të krijohet një bashkëpunim që e nxjerr Kosovën nga hendeku ku ka rënë. Ai ka bërë thirrje për stabilitet dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë javës kanë zhvilluar takime me liderat e Gjermanisë, Francës dhe Italisë në Bruksel. Ata kanë diskutuar rreth Asociacionit, por nuk kanë arritur një marrveshje konkrete. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…