Sot ITShKSh-në e vizitoi kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Skender Gjinushi, dhe përgjegjësi për marrëdhënieve me jashtë pranë kësaj Akademie, Dr. Dorian Koçi.
Gjatë takimit me drejtorin e Institutit, Dr. Skender Asani, u bisedua për tema e ide të inicuara kohë më parë që do të jenë produkt i një kalendari të përbashkët bashkëpunimi në mes të Isntitutit dhe ASHSH-së, kumtuan nga ITShKSh-ja.
Me këtë rast, përfaqëuesit e lartë të ASHSH-së, Asani i njoftoi edhe me projektin kërkimor shkencor dhe më të veçantin deri më tani “Zhvillimet kulturore-historike te shqiptarët e Maqedonisë gjatë shek. XIX dhe XX”, i cili do të prezantohet pas dy ditësh në Institutin tonë.
Ata gjithashtu u njohtuan edhe për disa manifestime shkencore e kulturore që do të organizohen nga ITShKSh gjatë muajit nëntor dhe dhjetor, duke veçuar me këtë rast “Ditët e Alfabetit” (14-22 nëntor), ku Akademia e Shkencave të Shqipërisë do të prezantohet në mënyrë dinjitoze, duke filluar nga kryetari i saj Akademik Skender Gjinushi.
Për të mbajtur frymën atdhetare në relacionet institucionale, drejtori Asani ia dhuroi Akademik Gjinushit pullën postale me portretin e Hasan Prishtinës, në 150 vjetorin e lindjes së tij.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…