Categories: RAJON

“James Ker-Lindsay: Asociacioni një hap vendimtar për dialogun Kosovë-Serbi

Një propozim i ri ndërkombëtar për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë mund të jetë një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e konfliktit mes dy vendeve. Kjo është ajo që mendon profesori britanik i LSE, James Ker-Lindsay, i cili ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për zhvillimet e fundit në Bruksel.

Sipas tij, nëse Kosova pranon të themelojë Asociacionin, kjo do të hapte rrugën për ushtrimin e presionit ndaj Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai ka thënë se ky do të ishte një proces gradual, por që duhet të fillojë diku. Ai ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare po përpiqet të ndihmojë në këtë drejtim, duke siguruar autonomi dhe mbrojtje për serbët e Kosovës dhe objektet fetare.

Ker-Lindsay ka shpërndarë tekstin e tij edhe në profilin e tij në „X“, duke theksuar se proceset e paqes kanë të bëjnë me renditjen dhe zhbllokimin e hapave në rendin e duhur. Ai ka vlerësuar se krijimi i Asociacionit është një hap vendimtar drejt njohjes eventuale nga Serbia. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago